E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rama: Shërim të shpejtë policëve, dhunuesit do ndëshkohen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën kaotike dhe dhunën që ka shoqëruar gjithë protesten e opozitës në kryeqytet.

Rama shpreh vlerësim maksimal për policinë e shtetit  e cila sipas tij, ka përballuar një turme të udhëhequr nga dëshpërimi I politikës qorre.

Kryeministri I uron shërim të shpejte policeve të plagosur dhe premton ndëshkim për të gjithë autoret e dhunës dhe zjarrvënien e institucioneve.

Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre.

Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë