Kryeministri Edi Rama e ka ftuar sërish në tryezë kreun e PD-së Lulzim Basha, teksa shtoi se propozimi i tij me 3 pika për situatën e gjendjes së jashtëzakonshme, mos mbetet vetë, deklarata.
Gjithahstu shefi i qeverisë ka bërë thirrje liderit e opozitës që të mos bëjë propozime por të shtrojë propozimet në tavolinë.
“Do të ishte mirë që Lulzim Basha dhe forcat politike të mos bënin propozime si ata propozimet si reforma zgjedhore ose reforma në drejtësi. Të bëhen sugjerimet haptazi. Ne po bëjmë një garë me kohën e jo me njëri-tjetrin, një garë me emocionet e rënda që përjetojnë njerëzit, e natyrisht edhe një garë me të ardhmen, që të ngrohemi më të fortë se ishim më përpara. Basha të vijë dhe të bëjë propozimet në tavolinë. Nëse Basha ka ide, të vijë dhe të propozojë konkretisht”.