E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama “selfie” me Thaçin: Pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror

Kryeministri Edi Rama u takua këtë të enjte me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet për vizitë në vendin tonë.

Takimi u bë i ditur nga veta Rama, i cili publikoi një foto me Thaçin në “Twitter”, teksa shfaqen të buzëqeshur krah njëri-tjetrit.

“Me Presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror”, shkruan kreu i qeverisë.

Pak më herët, Thaçi u takua me presidentin Meta, të cilët biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë