Subscribe

Ndërsa opozita ka paralajmëruar proteste kombëtare me 7 maj ne Kavaje kur edhe votohet për kryebashkiakun e ri, kryeministri siguron se nuk do të lejohet asnjë skenar për destabilizimin e vendit. Nga studio e emisionit “Dritare” në Vizion Plus, Edi Rama i kujtoi lidershipit të Partisë Demokratike se zoti i vendit është sovrani.

 

“Kavaja nuk do të bëhet sheshi ku PD do të bëjë përsheshin e ’97 dhe as sheshi ku do të rrëzojë shtetin që ne po ndërtojmë. Dhe as shteti ku PD do të pengojë qytetarët e një qyteti, të cilit PD i ka borxhe shumë të mëdha dhe që duhet t’ia kursejë këto provokime dhe duhet t’ia kursejë këto lloj shfaqjesh të cilat trembin dhe fusin ankthin tek njerëzit e zakonshëm. E kam thënë dhe përsëris, ky vend ka zot dhe zot është populli sovran. Nuk mund të bëjë askush lodra me popullin dhe mbi të gjitha ne nuk do të lejojmë kurrë që Shqipëria të kthehet mbrapa dhe që ky vend të destabilizohet, vetëm se disa në PD janë të tmerruar nga Vettingu dhe nga reforma në drejtësi. Nëse kanë arsyet e tyre të tmerrohen le të gjejnë një mënyrë tjetër, por nuk mund të marrin peng popullin që të mos shkojnë para drejtësisë. Do të shikoni se në Kavajë nuk do të ndodhë asgjë dhe do të ndodhin zgjedhje”.

 

Rama përsëriti gatishmërinë të t’u ulur në dialog me Lulzim Bashen. Shefi i qeverise tha se është i hapur për çdo format dialogu që do të zgjedhë opozita.

 

“Kam dashur që të shkoj në çadër për të dhënë një dorë që të dalin që aty, por nuk kam qenë i mirëpritur, sepse është tokë e nxanum. Janë ngujuar aty nga frika e reformës në drejtësi, janë të mbështetur nga elita e korruptuar e vendit dhe e konsiderojnë çadrën një kështjellë të pamposhtur.Në çdo moment do ta takoja Bashën, ta shihja sy më sy, jam gati ta takoj edhe këtu në studio. Jam gati që të dialogojmë, sepse çdo moment është i rëndësishëm për Shqipërinë”.

 

Të mërkurën kuvendi mblidhet për presidentin dhe mazhoranca shkon pa një emër konkret. e gjithë kjo sipas ramë bëhet për t’i dhënë mundësi opozitës.

 

“Ne kemi pasur një takim pasi ka folur kryetari i LSI dhe i takonte atij si kryetar i Kuvendit që të deklarohej se ne do të respektojmë procedurat kushtetuese. Ne do t’i japim hapësirë opozitës që të përfshihet në këtë proces, prandaj nuk do të paraqesim kandidatë në fazën e parë të zgjedhjes së presidentit. Nuk mendoj se presidenti Nishani do të ishte një kandidat konsensual se nuk ka anshmëri relative”.

 

I pyetur per koalicionin me LSI-ne, Rama u shpreh se vendimi do të merret në kohën e duhur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *