Subscribe

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama pas situatës së krijuar në aeroportin e Rinasit, ku janë pezulluar të gjitha fluturimet për këtë të mërkurë, për shkak të grevës së urisë të punonjësve të AlbControl.

 

Sipas Ramës, pas kësaj fshihen presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai i akuzoi se gjithçka po e bëjnë për të penguar ardhjen e vaksinave. Rama paralajmëroi ndjekje penale për organizatorët e grevës.

 

“Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat! Organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë, o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!”, tha Edi Rama në “Twitter”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *