Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto në “Facebook”, ku shfaqen disa fëmijë të shoqëruar nga nënat e tyre, teksa shijojnë këtë të diel jashtë ambienteve të shtëpisë.

Duke marrë shkas nga këto pamje, të cilat për një moment na bëjnë të harrojmë që jemi në kohë pandemie dhe ende s’jemi çliruar nga COVID-19, kreu i qeverisë shkruan se do ishte diçka e bukur nëse ky model do ndiqej çdo fundjavë, në mungesë të makinave dhe pa smog.

“Sa bukur do të ishte sikur gjithnjë më pas, të kishim fundjava pa makina fare dhe të mbanim mend, se për hir të gjyshërve e të fëmijëve së paku, jetohet edhe pa semaforë, pa bori e pa smog, të shtunave e të dielave në këtë vend me klimë të mrekullueshme, të paktën nga shtatori në prill kur s’ka nisur ende koha e plazhit”.

Po ashtu, një ditë më parë, hapësirat publike ishin dedikuar për të moshuarit deri në orën 11:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *