Subscribe

Një ditë para mbledhjes së parë me dyer të mbyllura të Komunitetit Politik Evropian, dy kryeministra ai shqiptar Edi Rama dhe hollandez Mark Rutte shprehin qëndrimin e tyre mbi projektin e propozuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.

 

Në editorialin me bashkëautorë dy kryeministrat të publikuar në “Politico”, Edi Rama dhe Mark Rutte nënvizojnë mbështetjen e tyre si një domosdoshmëri për të ardhmen e sigurtë të kontinentit evropian pas agresinit Rus ndaj Ukrainës.

 

EDI RAMA-MARK RUTTE

Komuniteti Politik Evropian duhet të jetë vendi ku të gjitha vendet demokratike europiane të mund të diskutojnë shqetësimet dhe sfidat e përbashkëta dhe të gjejnë zgjidhje. Komuniteti nuk duhet të jetë burokratik, porelastik. Ai duhet të orientohet jo nga agjendat fikse, por nga përparësitë që na prekin të gjithëve, përfshi luftën në Ukrainë, varësinë energjetik edhe sigurinë ushqimore.  

 

Dy shefat e qeverisë vlerësojnë se kjo platformë është e nevojshme për të përballuar sfida si sulmet kibernetike apo propozojnë përmirësimin e tregtisë brenda kontinentit evropian, por pa mbivendosur organizmat e tjere evropianë që tanimë funksionojnë.

 

Ne kemi nevojë për një platformë e cila nuk u mbivendoset organizatave të forta rajonale që kemitashmë në Europë e nuk i zë vendin procesit të mirëstrukturuar të anëtarësimit në BE përvendet kandidate. Është thelbësore që të mbështesim nismat rajonale e lokale të bashkëpunimit ekonomik dhe të investojmë në ndërlidhjen rajonale të transportit dhe tregtisë.  

 

Te enjten në kryeqyetin e Çekisë në Pragë, udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të vendeve jo anëtare do të ulen në të parën tryezë të diskutimeve jo formale.

 

Synimi i Komunitetit Politik Evropian është që të afrojë vende si Shqipëria, kandidate për anëtare në BE një bashkëpunim më të drejtpërdrejt në çështje të përbashkëta si të politikës, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *