Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj:...

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke...

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një...

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj për protestën:...

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për ndryshim, në...

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”, deputeti socialist...

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për protestën: Politikanët...

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin partive, por...

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të,...

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari goditet...

Rama: Rrugëtimi drejt BE, historik! Procesi siguron luftën ndaj korrupsionit, transformon shtetin e institucionet

30 Mars 14:34

Lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e drejtësisë janë çështje thelbësore sa i përket procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kreu i qeverisë Edi Rama theksoi se duhet një rritje e standardeve te institucionet e drejtësisë si dhe avancim në fushën e prokurimit publik.

“Në procesin e konsolidimit duhet të rrisin profesionalizmin, paanshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve. Ky proces siguron luftën kundër korrupsionit, jo thjesht si një luftë që zhvillohet në frontin midis institucioneve të drejtësisë, por edhe në frontin e modernizimit, të transformimit institucional dhe të realizimit të një kapaciteti të të gjithë shtetit për ta parandaluar që të zhvillohet në hapësira gri ose në mungesë të kanaleve të sigurta institucionale”, tha Rama.

Duke e cilësuar një proces të vështirë, Rama siguroi se Shqipëria po ecen përpara në mënyrë që “detyrat e shtëpisë” të vihen në vijë.

“Ajo që flitet në publik është shumë shumë, shumë e reduktuar, ose shumë bazike ose tërësisht pa lidhje me këtë proces. Sigurisht që procesi ka shumë ngarkesë. Megjithatë ne po vijojmë me punën në mënyrë që kur të nisin proceset e tjera të mos jemi prapa”, tha kreu i qeverisë.

Sqarimet teknike u dhanë nga kryenegociatorja Majlinda Dhuka, e cila theksoi se Shqipëria e ka mbështetjen e Komisionit Europian dhe vendeve anëtare.

“Shqipëria ecën me hapa të sigurtë në rrugën drejt BE si nga përgatitja teknike dhe nga vullneti politik te reformave dhe angazhimit të qeverisë. Shqipëria ka marrë mbështetjen e BE sa i përket KE dhe vendeve anëtare. Shumë punë është përpara për tu bërë deri n 2027 por dhe më pas deri në fund të dekadës kur aspirojmë për tu bërë pjesë e BE”, tha Dhuka.

Madje Dhuka sqaroi se vendi ynë është gati për të nisur procesin e mbylljes së kapitujve në fund të këtij viti.

“Në 27 nga 33 kapituj, Shqipëria konsiderohet e përgatitur mirë ose në mënyrë të moderuar. Rreth 27 prej tyre, kanë arritur në një shkallë maturimi që konsideron si të përgatitur në mënyrë të moderuar.Gjatë këtij viti të jemi gati teknikisht për mbylljen e negociatave deri në 16 kapituj. Deri në qershor po përgatisim 7-8 kapituj. 3 të parët janë thuajse të maturuar, 30, 25, 26 përgëzime për negociatorët”, tha Dhuka.

Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria i çeli negociatat për të gjitha grupimet e kapitujve, me një ritëm sistematik, një grupim çdo 2-3 muaj.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
BE integrim rama

Nga e njëjta kategori

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj: Berisha s’e çon dot PD në fitore

më shumë...

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke shtrirë në korridor! Paca: Ka pasur investime si kurrë më parë

më shumë...

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një shtëpi”, Çepani: Qytetarët kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie!

më shumë...

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, katër të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:13

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën...

11:03

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT,...

10:14

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë...

10:07

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

9:55

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj...

9:40

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për...

9:37

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”,...

9:28

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për...

9:27

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin...

9:04

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

8:43

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive...

8:15

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur...

7:45

Dita e 47-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:00

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë përsëri me raketa Iranin...

6:31

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Librazhd! Makina përplaset...

6:28

Parlamenti i Ukrainës zgjedh Serhii Koretskyi kryeministër...

6:16

Hetimi për helmimin e studentëve, AKU zhbllokon...

5:51

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik...

5:34

Deklarata për spastrim etnik, Kosova kallëzon penalisht...

5:05

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës,...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • PS vijon e vetme “Territorialen”, produkti final brenda korr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.