Subscribe

Kryeministri Edi Rama, garantoi dibranët se qeveria do të vijojë financimin e projekteve për të ndryshuar Dibrën, duke kujtuar investimet në arsim, energji dhe infrastrukturë. Dy ditë para zgjedhjeve për drejtuesin e Bashkisë, kreu i qeverisë tha se dibranët e kanë të qartë se cilin duhet të votojnë.

“Janë 10 projekte të Rilindjes Urbane në Dibër. I filluam tani, sepse ai kryetari i bashkisë i PD-së në dy vjet nuk solli asnjë projekt dhe nuk kërkoi asnjëherë ndihmë. Kjo është arsya pse dibranët bënë zgjedhjet tjetër dhe pse nuk do kthehen tek zgjedhja tjetër, por tek Muharrem Rama.”

Shefi i mazhorancës, tha se do të jetë kjo qeveri e cila do të ndërtojë Rrugën e Arbrit, aq shumë të rëndësishme për dibranët.

“Kryetari i PD tha se ne e lamë gati Rrugën e Arbrit. Tani që Rruga e Arbrit nuk e kanë lënë gati nuk ka nevoja ta them, se e dini mirë dhe e shikoni se rrugë nuk ka. Por para se të thotë se la gati, kryetari i PD të thotë një rrugë që e la gati. Edhe investimin më të madh atë të RR Kombit nuk është e përfunduar dhe po e përfundojmë ne dhe ketë e dinë shumë mirë ata që e kalojnë, që deri në një pikë të caktuar është projekt i financuar dhe pastaj bëhet grykë shishe ku ka aksidente. Kjo është mënyra sesi e mendon kryetari PD. Nga rrugët e tjera na la një mal me borxhe pa pasur paratë, vetëm të pasur vota.”

Rama nuk kurseu as ironinë për kundërshtarët. Nga ana e tij, kandidati Muharem Rama, kujtoi incidentin e mbrëmjes së të enjtes, dhunimin që sipas tij, njerëzit e PD-së i bënë administratorit të Tominit.

“Në tubimin e mbylljes së fushatës zgjedhore, ku morën pjesë përfaqësues të partive të koalicionit qeverisës, theksi u vu tek fakti se këto nuk janë zgjedhe politike, por vetëm për të caktuar administratorin më të mirë për dibranët”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *