Jemi duke ecur drejt shëndetësisë falas, kjo është rruga që po ndjekim. Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit, Edi Rama, në aktivitetin “Shëndet për të gjithë” që u zhvillua në Kryeministri me pjesëmarrjen e drejtoreshës së Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën Zsuzsanna Jakab dhe ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Sipas kreut të qeverisë, janë ulur 6 herë tarifat e personave të pasiguruar në shërbimin shëndetësor, ndërsa shoqëria me anë të teknologjisë gjithnjë e më shumë po ndihmon në denigrimin e situatave të papranueshme në institucionet e shërbimit shëndetësor. Rama pranoi se sado i lartë të jetë buxheti dhe investimi i qeverisë në shëndetësi, pa partneritetin publik privat gjithçka do të ishte edhe më e vështirë, ndërsa drejtoresha e Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën siguroi se ndihma e kësaj organizate nuk do të mungojë për Shqipërinë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *