E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Rritja ekonomike këtë vit, më e larta që nga 2011

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rritja ekonomike në tre mujorin e tretë ishte 4.5% duke shënuar kështu rritjen më të madhe qysh prej vitit 2011.

 

Në konferencën e fundvitit Rama tha se krahas rritjes ekonomike po ashtu është rritur konsumi si dhe jetesa e shqiptarëve.

 

Reklamë

Por krahas ekomomisë Rama nuk nguroi të thumbonte dhe opozitën. Duke u ndalur tek akuzat për të ashtëquajturit oligarkë, Rama deklaroi se tamtamët kanë arritur të përçojnë një mesazh të rremë.

 

Sipas kreut të qeverisë, faktet tregojnë se 10 kompanitë e mëdha në vend kanë një rënie me 10% të fitimeve.

 

Rama deklaroi gjithashtu se nëse bëjmë një krahasim me 2013 sot fitimet e kompanive kanë rënë me 20% për faktin se ato paguajnë më shumë taksa.

 

Kreu i qeverise tha se Shqiperia ka taksimin me te ulet te punes ne rajon, 5.5%.

 

Ndersa sa i takon papunesise, Rama njoftoi se ka rene nga 18.2% ne 12.4% sipas raportit te Bankes Boterore. Ai shtoi se ka 34 mije te punesuar gjate ketij viti vetem nga zyrat e punes.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë