Subscribe

Nga Janari i vitit të ardhshëm për mjekët dhe mësuesit vlerësimi financiar do të jetë më i lartë.

 

Pagat e bluzave të bardha do të rritet me 40 për qind ndërsa për arsimtarët e sistemit parauniversitar me 15 për qind. Përfitues, në të dy sektorët do të jenë mbi 50 mije punonjës të shëndetësisë dhe arsimit.

 

“Do them se paga për bluzat e bardha do rritet me  40%, historike për bluzat e bardha dhe paga për arsimtarët 15%. Fondi i pagave është rritur nga 450 mln dollarë në 2013, në 710 milion dollarë sot, duke përfshirë edhe rritjen e sotme që do të thotë 2 mandate qeverisëse të atyre që nuk e di ku e gjejnë kurajon të kërkojnë të rikthehen dhe dy mandatet tona është thuajse dyfish fondi i pagave në sektorin publik”, tha Rama.

Nga ana tjetër, paga minimale 30 mijë lekë do të hyjë në fuqi më 1 janar të 2021.

“Javën e ardhshme do të prezantojmë ndryshime të tjera për taksimin e ndershëm, në funksion të shtresës së mesme që është në piramidën e taksimit për të ardhurat personale dhe për pagën minimale që do të hyjë në fuqi më 1 janar.”

 

Përtej parashikimeve jo optimiste të institucioneve ndërkombëtare financiare, për 2021 kryeministri Edi Rama pret një rritje të qenësishme të ekonomisë, kjo mbështetur edhe në  efektin që do të sjellë plani i rindërtimit.

Përveç vendimmarrjeve të reja në ekonomi, kreu i qeverisë njoftoi edhe notën verbale që do t’i komunikohet Serbisë pas deklaratave të ministrit të mbrojtjes Aleksandër Vulin, se nisma e Shengenit Rajonal, ku në tryezë do të ulet edhe Kosova, ka si qëllim krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Javën e ardhshme, qeveria do të konkretizoje edhe nismën e saj për rishikimin e taksë progresive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *