E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Rrisim investimet në bujqësi

1 shkurti është afati i fundit për konsumatorët e paligjshëm te ujit te pijshëm. Nga Fieri kryeministri  Edi Rama ka deklaruar nisjen e reformës ne ketë fushë dhe sanksione për te gjithë ata qe e vjedhin.

 

Masa me te ashpra do te ketë për biznesin ku deri tani janë konstatuar paligjshmëritë me te mëdha ne lidhjet e ujit te pijshëm.

 

Reklamë

Me herët ne Fier është hapur sporteli i parë unik për fermerët, një “one stop” shërbimi dhe informacioni. Sporteli do të ofroje shërbimin e aplikimit për grante dhe subvencione me fondet buxhetore. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi gjatë përurimit theksuan se do të lehtësohen procedurat për të gjithë fermerët e zonës.

 

Bujqësia është shpallur si një ndër sektorët kryesorë të zhvillimit të ekonomisë së vendit. Qeveria ka ofruar mbështetje përmes dhënies së granteve të shumta.

Më shumë video

Reklamë