Subscribe

Rruga Qafë Plloçë-Qukës është një nga akset e rëndësishme nacionale, pjesë e Korridorit rrugor. Pas riprojektimit segmenti 15.8 kilometrash përfshin përveç tunelit të parë prej 700 metrash, edhe ndërtimin e një tuneli të dytë 300 metra si dhe te dy urave. Teksa u njoh me ecurinë e punimeve kryeministri Edi Rama fajësoi qeverisjen e djathte per mungesën e cilësisë se rrugëve.

“Rrugët e Saliut, projektet të gjitha për t’u riparë nga e para, me hata të mëdha topografike, inxhinierike. U humb kohë, por ishte e domosdoshme. Ky ndryshim projekti ka qenë i domosdoshëm, sepse po ta kishim vazhduar me projektin që trashëguam, do ishim në një situate edhe më katastrofike se ajo me rrugën Tirane-Elbasan, që pati gjithë atë rrëshqitje dramatike dhe faktikisht nuk do e kishin përfunduar tamam, do kishin ngecur në gremine”.

Kryeministri Edi Rama u takua edhe me fermerë në Dvoran të Korçës, me te cilët diskutoi për investimet dhe lehtësirat qe ka krijuar qeveria ne mbështetje te sektorit te bujqësisë.

“Falë përpjekjes që ne kemi bërë për një periudhë jo të shkurtër kohe nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit, është bërë e mundur një marrëveshje e re që hap një perspektivë të re për fermerët që duan të investojnë në bujqësi, që duan të investojnë jo vetëm në linja prodhimi dhe përpunimi, por dhe për zhvillimin e prodhimit të tyre bujqësor apo blegtoral, përmes kreditimin nga banka, që nuk është në këtë rast një kreditim i zakonshëm, por është një kreditim i siguruar nga shteti, pra, i garantuar përmes Fondit të Garancisë Kombëtare, ku shteti zëvendëson fermerin. Në këtë rast, shteti jep garancinë dhe ndërmjetëson mes fermerit e bankës për të marrë kredi të buta, që nga ato me zero interes e deri tek ato me interesa shumë të ulëta. Bashkitë kanë filluar punën për t’u pajisur me strukturën e nevojshme që do të asistojë fermerët që kanë dëshirë të aplikojnë për të marrë këto lloj kredish që janë shumë të favorshme për biznesin në fermë.” 

Rama u ndal edhe ne  qendrën multifunksionale. Ndërtesa është rikonceptuar si një hapësirë tërësisht dedikuar fëmijëve, ku ata do të kenë mundësi të kryejnë aktivitete të ndryshme sportive, argëtuese dhe edukuese, sipas grupmoshave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *