Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorian Teliti deklaroi se kryeministri Edi Rama ka rihapur kazinotë. Sipas tij, vendimi është marrë në fshehtësi të plotë, për të favorizuar disa oligarkë.

 

 

“Plot dy vjet më parë, nga foltorja e Parlamentit të deligjitimuar, KM deklaronte: …kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet me 5 yje, ASNJË LËSHIM NË ASNJË HAPËSIRË TJETËR. Dhe si çdo premtim i Edi Ramës, edhe ky u tret në pluhurin e harresës dhe të interesave të oligarkëve të tij. Sot, dy vjet më vonë, ndonëse në një kohë që BE ka futur Shqipërinë në listën gri për pastrimin e parave dhe ka nënvizuar lojrat e fatit si një nga mënyrat se si pastrohen paratë, Rama në nxitim e sipër, në muajt e fundit të qeverisjes së tij agonike, rikthen në lojë kazinotë në zemër të Shqipërisë, në qendrën historike të Tiranës”, u shpreh ai në rrjetet sociale.

 

 

Teliti shtoi se në vend që të mendohet për punësimin e njerëzve dhe për bizneset që po falimentojnë, qeveria di vetëm të groposë Shqipërinë në vorbullën e parave të pista. Ai bëri apel që t’i jepet fund zhvatjes në 25 prill.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *