E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Respekt të gjithë atyre që punojnë sepse farkëtojnë të ardhmen

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot 1 Majin në rubrikën e tij në Facebook, Amarcord, duke postuar një foto nga punëtorët këpucarë të Korçës në vitet’30.

 

“AMARCORD

 

Reklamë

Në 1 majin e punëtorëve, kjo foto e punëtorëve këpucarë të Korçës, të cilët botuan dhe statusin e “rufetit” të tyre në vitet’30, është shembull i shembullit të dinjitetit që jep puna dhe djersa e ballit, mjeshtëria e admirueshme e zejes dhe forca e krahut, po aq sa e mendjes.

 

Respekt të gjithë atyre që punojnë edhe pse në anonimat sepse ata janë farkëtuesit e së ardhmes dhe prestigjit të Shqipërisë së përparuar”’, shkruan Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë