E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama replika me Bashën për Byronë e Hetimit

Ilustrim · Vizion Plus

Kreu i qeverise Rama ka sulmuar serish ne Facebook liderin e opozitës Basha dhe ish-kryeministrin Berisha. Qëndrimi i opozitës per te mos votuar Byronë e Hetimit ka bere qe kryeministri te shigjetoje Berishën dhe Bashen, duke i bere personazhe te nje filmi humoristik. “Soli & Loli thonë s’është ky drafti i dakordesuar per Byronë e Hetimit! Po mire atëherë, cili është drafti i dakordesuar? Tregojani publikut!”- shprehet Rama. Por e menjëhershme ka qene edhe përgjigjja e Lulzim Bashes. Ne Facebook Basha thotë se: “Dielli me shoshe dhe e verteta me rrena nuk mbulohen dot. Drafti qe solli rama sot ne parlament ra me 21 dhjetor kur foli Venecia e tha se Byroja, nuk mund te kete drejtim tjeter veç prokurorisë. E ftova publikisht 3 here ta miratonim me ndryshimin e Venecias dhe tha do pres prape Venecian. Tani luan bllofin me draftin e skarcuar. S’i kam faj une qe njihet si genjeshtar i certifikuar nga brukseli ne honolulu.”

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh