Subscribe

Reforma ne drejtësi do te miratohet deri ne datën 1 korrik. Konferenca e kryetareve te grupeve parlamentare ka miratuar kalendarin e punës se parlamentit nga 13 qershori deri ne 1 korrik, duke futur edhe paketën e ndryshimeve kushtetuese, duke përcjelle kështu vullnetin e maxhorances per te miratuar reformën ne drejtësi.

“As nuk diskutohet se reforma me ju ose pa ju do të behet”.

Nga foltorja e kuvendit kryeministri Edi Rama është shfaqur i sigurt se i ka 94 deputetet e nevojshëm per te miratuar reformën, duke e ilustruar këtë edhe me nje shembull nga kombëtarja e futbollit.

Kështu që të marrim shembull nga Ekipi Kombëtar, ta bëjmë këtë reformë kombëtarisht. Edhe në qoftë se doni të bëni rolin e Zvicrës, kur ne bëjmë rolin e Shqipërisë, do bëjmë çmos, do e gjejmë një vëlla këtej, një vëlla andej dhe ta rregullojmë lojën që të dalim me fitore të përbashkët”.

Por pavarësisht se numrat nuk i mungojnë, kryeministri Rama është shprehur i hapur per te negociuar.

“Oerd mos rri këtu, por rri në negociata, se kështu e ke marrë porosinë, të negociojmë vazhdimisht. I le negociatorët pa punë, duke të pritur ty”.

Dhe negociatori Oerd Bylykbashi ka përvijuar qëndrimin e opozitës.

Kryeministri përpiqet t’i mbushë mendjen shqiptarëve se PD ka kërkuar dy të tretat. Po ju them që kjo është një gënjeshtër e madhe dhe në fakt këtij lakrori po i hapen petët të gjitha. Që shqiptarët ta kuptojnë thjesht, dy të tretat nuk i bëjnë punë askujt. Dy të tretat është formulë për bllokimin e këtij parlamenti në zgjedhjen e 40 personave nga sistemi i drejtësisë”.

Sipas demokrateve reforma nuk mund te kaloje pa konsensus.

Nuk ka rëndësi sa kohë keni dërdëllitur nëpër lloj-lloj foltoresh se po bëni reformë në drejtësi. Reforma në drejtësi ka vetëm një mënyrë si bëhet, bëhet vetëm me konsensus.”

Por seanca plenare u shoqërua edhe me tensione, pasi demokratet kërkuan përjashtimin e kryeministrit Edi Rama per shkak se përdori fjalën tufe per opozitën. Pak ore pas këtij debati, opozita mblodhi firmat duke kërkuar per here te dyte brenda këtij sesioni përjashtimin me 10 dite te kryeministrit nga parlamenti.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *