Ndërkombëtarët dhe liderët kryesor politik në Shqipëri kanë përshëndetur dakordësinë mes palëve politike për votimin e reformës në sistemin e drejtësisë. Kryeministri Edi Rama deklaroi pak pas pranimit nga ana e opozitës të propozimit të ri të diplomatëve të huaj se reforma ne drejtësi, do te votohet dhe nuk ka asnje rruge tjetër përveç kësaj. Përmes nje postimi ne rrjetin social Facebook, kreu i qeverise thotë se do te beje çdo gje per te arritur konsensusin, duke theksuar se ky ka qene qëndrimi dhe opinioni i socialisteve prej shume kohesh. Reforma o do te votohet, o do te votohet, përfundon ne reagimin e tij Rama. Me pas kreu i qeverisë ka postuar dhe këtë postim me ku flamuri shqiptar gjendet përkrah atij amerikan dhe atij të unionit. Nga ana tjetër, kreu i kuvendit zhvilloi nje bisede telefonike me eurodeputetin Knut Fleckenstein, te cilin e informoi per ecurinë e negociatave, duke i konfirmuar miratimin e reformës me konsensus. Pas kësaj telefonate, europarlamentari postoi ne Twiter nje mesazh, ku shprehej se palet kishin ne tavoline propozimin final. Ai beri thirrje qe t’i jepej fund debateve dhe te votohej reforma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *