Subscribe

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zgjedhur asamblenë e partisë per t’i dhe përgjigje te gjithë kritikeve qe e kane akuzuar për shkelje te statutit. E përpara socialisteve Rama ka kërkuar ndjese per mandatin e tij qe ka përfunduar përpara 2 vjet e gjysme, per forumet qe nuk janë mbledhur apo edhe për procesin e riperterisjes se strukturave e hapjen e forcës politike qe ai drejton.

Dua të bëj një mea culpa krejt të sinqertë. Është fakt që kjo puna e mbarë duhet të kishte nisur më parë ashtu siç është fakt që dy vjet e gjysmë më parë duhet të ishte trajtuar edhe çështja e rinovimit të mandatit tim si edhe në këta dy vjet e gjysmë, kjo asamble dhe kryesia e partisë duhet të ishin mbledhur rregullisht. Unë jam përgjegjësi kryesor. Jo thjeshtë për faktin që sot është hapur një diskutim krejt i panevojshëm pas dy fitoreve të mëdha, në dy palë zgjedhje radhazi, por në radhë të parë për faktin se duke parë sesa shumë kemi përfituar në këtë gjashtë muaj punë serioze me partinë, merret me mend se sa më shumë do të kishim përfituar po të ishim kujdesur çdo ditë për përtëritjen dhe mbarëvajtjen e organizmit të partisë. Kërkoj sinqerisht për këtë ndjesën e çdo pjesëtari dhe pjesëtareje të familjes sonë politike”.

Edhe pse nuk ia ka përmendur asnjëherë emrin, fjalimi 60 minutesh i liderit te maxhorances iu drejtua rivalit tashme te shpallur te tij Ben Blushi, duke lajmëruar se PS per here te pare do t’i nënshtrohet nje referendumi.

“Shkojmë në referendum dhe ta vendosin socialistët çështjen e mandatit tim, as ju, as unë, as ne, por socialistët dhe socialistet në të gjithë Shqipërinë me votë të lirë dhe të fshehtë”.

Rama ka bere paralelizëm mes qëndrimeve te socialistit Blushi dhe te ish-kryetarit te PD Berisha, duke e akuzuar se synon te rrezoje qeverinë.

“Unë do ta them deri në fund procedurën këtu, kur statuti është bërë gjithnjë e më shumë alibia, e kur qëllimi i shpallur haptas është rrëzimi i qeverise, ndryshimi kursit qeverisës, ndryshimi i programit të qeverisjes për të cilin kanë votuar 1 milion njerëz”.

Kryetari i socialisteve njehjesh kryeministri i vendit Edi Rama ka numëruar reformat qe janë bere ne këto 2 vjet e gjysme qe e majta drejton vendin duke iu kundërpërgjigjur Blushit dhe kritikave te tij se janë lene jashtë vëmendjes te varfrit, është rritur borxhi apo ekonomia është përkeqësuar.

“Partia jonë është shumë e madhe, për të pretenduar se nuk ka vend për një stendë arkeologjike të së majtës e për këdo që dëshiron të vajtojë para stendës për të varfërit, sa herë që në sheshin e betejës për të rilindur Shqipërinë, ne luftojmë për një reformë.

Por ama jo, nuk ka sesi të bashkëjetojmë normalisht nëse ndahemi për faktet përveç se për opinionet. Sepse është fakt, nuk është opinion, që kjo qeveri, në dy vjet, ka marrë masa fiskale lehtësuese që kanë lënë në xhepat e familjeve 150 milionë dollarë plus.”

Sipas lideri te maxhorances Rama te gjitha debatet e ditëve te fundit tregojnë se PS është e forca me demokratike ne vend.

“Të rrojë Partia Socialiste! Qentë le të lehin, karvani le të eci përpara.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *