Rama reagon për negociatat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër me ane te nje statusi ne facebook, lidhur me debatet e ndezura mbi marrëveshjet e arritura ne Greqi. Rama i cilëson si patriote me çizme e Çamërisë te ngjizur ne kazanin politik, te cilët sipas tij, “pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhti!” Kreu i qeverise kërkon prej tyre qe te bëjnë dhe pak durim, sa te shkruhen gjerat e zeza mbi te bardhe ne dokumentin e marrëveshjes se re me Greqinë. “Mos dysho hiç fare se ne që ditëm t’i hapëm me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim ne dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim.” – mbyllet reagimi i Rames.




