Kryeministri Edi Rama reagon menjëherë pasi kreu i shtetit Ilir Meta firmosi dekretin për emërimin e Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm.

 

Shefi i qeverisë përmes një postimi në Twitter shkruan se dekretimi i ministrit të ri tregon nëse ka vullnet të mirë, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje.

 

“Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka #VullnettëMirë? Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *