Kryeministri Rama publikoi në profilin e tij në facebook raportin 10 mujor të platformës shqiperiaqeduam.al

 

 

Sipas kreut të ekzekutivit, 9.454 qytetarë janë sot përdorues e kontribues të koalicionit bashkëqeverisës për Shqipërinë që Duam.

 

 

“Zgjidhja përmes kësaj platforme, në vetëm 10 muaj, e 13,694 halleve e problemeve konkrete të njerëzve konkretë të këtij vendi, është një afirmim kuptimplotë i këtij mekanizmi inovativ që fuqizon qytetarin. Vendos qeverinë gjithnjë e menjëherë në krah të tij. Garanton ndërveprimin e suksesshëm mes tyre në të mirë të çdo qytetari dhe identifikimin e punonjësve që duhet të mbajnë përgjegjësi për mosdhënien e shërbimeve të duhura për qytetarët.

Nuk ka më asnjë dyshim! Platforma shqiperiaqeduam.al është rruga jonë e e re, e shkurtër dhe e shpejtë, për të zgjidhur së bashku hallet e problemet tuaja me administratën. Po ashtu, shqiperiaqeduam.al është edhe fuqia jonë e përbashkët kundër parazitizmit e korrupsionit në zyrat e shërbimeve të shtetit për qytetarin.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *