E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama pyetet për përjashtimin e Berishës: Ne jemi e ardhmja! E shkuara s’është problemi im

Lidhur me përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, kryeministri Edi Rama u shpreh se ka ardhur koha që të shpenzohen energji për probleme reale dhe jo të ndalohet te e shkuara.

 

Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të seancës së parë të legjislaturës së 10, kreu i qeverisë përsëriti ftesën e tij drejt PD-së për të bashkëpunuar.

 

“Unë do të angazhohem personalisht dhe PS do të bëjë të gjitha përpjekjet që të kemi sa më shumë energji të shpenzuara për njerëzit dhe problemet e tyre reale, ëndrrat dhe shpresat e tyre dhe sa më pak energji për atë që politika ka bërë në shumë e shumë vite duke u bërë një pronë e politikanëve. PS e ka marrë një mandat për të udhëhequr dhe PS sot është në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe duhet të shohim përpara. Jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve dhe duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar edhe me ju.”

Më shumë video

Reklamë