Subscribe

Kreu i qeverisë Edi Rama I është përgjigjur akuzave të opozitës në seancën e kësaj të enjteje.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Rama teksa nuk nguroi t’I cilësonte si të rreme lajmet e Zërit të Amerikës, tha se do e lë sallën e Parlamentit se do zhvillojë një komunikim me Shtëpinë e Bardhë.

 

Por krahas këryre deklaratave Rama iu përgjigj edhe akzuave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me bashkëshorten e tij.

 

Rama tha se të gjitha akuzat janë të rreme dhe se çdo gjë është e verifikueshme ndërkohë që nuk i kurseu sulmet në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

Ai e akuzoi Sali Berishën se është ai që I ka dhënë lejet me hidrocentralet dhe që ka shkatëruar Shqipërinë.

 

Sipas Ramës ishte Berisha ai që shkatëroi Valbonën dhe që sot po fshihet pas këtyre abuzimeve duke ia faturuar qeverisë.

 

Në përfundim të akuzave, Rama I bëri pyetje Berishës nëse I lejohet që të shkojë në amerikë apo jo.

 

Më tej, Rama teksa I bëri thirrje opozitës që të heqi dorë nga protestat, I kërkoi që të bashkëpunojë me qeverinë për realizimin e reformave pasi në qershor vendi do të marrë një përgjigje të rëndësishme në lidhje me integrimin.

 

Sipas Ramës në qershor opozita nuk ka për të marrë asnjë bashki, madje do te humbe dhe ate te Kukesit.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, në vijim të replikave me kryeministrin Rama i kërkoi këtij të fundit që të japë përgjigje nëse bashkëshortja e tij ka apo jo aksione në bankën off-shore.

 

Ndërkohë më tej, Berisha duke iu përgjigjur pyetjes së kryeminsitrit Rama se pse nuk udhëton në SHBA u shpreh se ka ai I ka refuzuar vetë ftesat zyrtare jashtë vendit dhe se ai mund të udhëtojë kur të dojë në atë vend.

 

Por Rama iu përgjigj ish-kreut të qeverise duke e akuzuar ate dhe kreun e PR, Fatmir Mediun se kur shkojnë në Bundestag punojnë kundër interesave të vendit.

 

Kryeministri kembenguli serisht duke thene se Berishes i eshte vene viza e kuqe e kalimit per ne SHBA.

 

Ndërsa sa I takon akuzave për lobime dhe pagese parash per foto me Trump, Rama tha se një gjë të tillë e ka bërë kreu demokrat, Lulzim Basha dhe jo ai.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *