Politikë
Rama pyet Bashën: Për çfarë transparence e ke fjalën kur nuk ka marrëveshje?

I gjendur përballë kërkesave të njëpasnjëshme të kreut të PD, Lulzim Basha për transparencë për zgjerimin e kufirit detar të Greqisë, kryeministri Edi Rama reagoi sërish.
Reklamë
Ai u shpreh në “Twitter” se nuk mund të kërkohet transparencë për sa kohë nuk ka një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Edhe një herë tjetër, Rama theksoi se Basha po kërkon të luajë teatër me këtë temë.
“Për çfarë transparence e ke fjalën Lulëzim, kur s’ka as marrëveshje, as negociata qysh se ka ndryshuar qeveria në Greqi, ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme marrëveshja s’është arritur?!Ti do teatër vëlla që të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje, të kuptoj, lum ti medet ata!”
Vazhdo të lexosh
Reklamë




