Kryeministri Edi Rama deklaron se punimet për Bypass-in e Fierit që do të çlirojë trakun e automjeteve drejt jugut për sezonin e ardhshëm veror nisin në vjeshtë.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai uron ndjekësit për një ditë të mbarë me pamje nga projekti i unazës lindore të Fierit.

 

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Mirëmbajtjes së Rrugëve Kombëtare, që pas dekadash ka kthyer në standarde normale unazën lindore të Fierit, ju uroj një ditë të mbarë?

Punimet që nisin në vjeshtë për Bypass-in e Fierit do të bejnë të mundur çlirimin e plotë të trafikut të automjeteve drejt jugut në sezonin e ardhshëm veror.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *