E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama publikon videon: Rruga e Arbrit do të përfundojë verën e ardhshme

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të hëne një video nga punimet e rrugës së Arbrit.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë lajmëroi se do të përfundojë verën e ardhshme, ndërsa shkruan se kjo rrugë do të zbulojë për tiranasit hapësirat magjike të “jastëkut të gjelbër të kryeqytetit” që shtrihet deri pranë Dibrës.

“Mirëmëngjes dhe me këtë xhiro nëpër shtratin e hapur të Rrugës së Arbërit, që në verën e ardhshme do të jetë një ëndërr shumëvjeçare e realizuar për dibranët, e do të zbulojë për tiranasit hapësirat magjike të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit që shtrihet deri pranë Dibrës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/278618120259498

Vazhdo të lexosh

Reklamë