E enjte, 24 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama publikon videon nga Shiroka: Bashkia e Shkodrës e kishte lënë në harresë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure duke publikuar një video nga Shiroka e Shkodrës, e cila është rikonstruktuar në kuadër të projektit të Rilindjes Urbane.

Krahas videos, kreu i qeverisë nuk ka hezituar të kritikojë edhe Bashkinë e Shkodrës, për të cilën tha se e kishte braktisur për shumë vite këtë zonë turistike. Po ashtu, ai bëri me dije se së shpejti do të nisë kantieri më i madh i Vijës Liqenore të qytetit.

“MIRËMËNGJES, me qilimin spektakolar të projektit të Rilindjes Urbane të Shirokës së mrekullueshme e të braktisur në rrënim e harresë, për aq shumë vite nga Bashkia e Shkodrës dhe duke ju uruar një ditë të mbarë, besoj se shpejt do të jemi në kantierin e madh të Vijës Liqenore të qytetit.”

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=551317715817974

Vazhdo të lexosh

Reklamë