Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përforcim të masave ndaj ndotësve të mjedisit, veçanërisht në zona turistike. Kryeministri ka publikuar një video të një qytetari që ndot ambientin dhe thekson se gjoba nuk mjafton për të tillë ndotës.

 

“1 milionë lekë gjobë nuk mjaftojnë për zotërinë që në kulm të sezonit në Golem, i hedh mbetjet në rrugë, sepse sanksionet për këta ndotës të pacipë duhen rritur me se s’bën për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky soj kaq i papërgjegjshëm”, shkruan ai.

 

Rama inkurajon Policinë e Shtetit që të bëjë detyrën, për të ndëshkuar shkelësit e ligjit.

 

“Përgëzim dhe inkurajim i fortë për Policinë e Shtetit që të mos e ulë vigjilencën ndaj akteve dhe denoncimeve të krimit mjedisor”, përfundon ai.

 

Rama ka bërë thirrje që në nisje të sezonit turistik që qytetarët dhe subjektet private të mos depozitojnë mbetjet në zona të papërcaktuara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *