Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga kantieri pranë Urës së Bunës ku po ndërtohet moli i tretë, pas atij në Zogaj dhe Shirokë.

 

Numri një i qeverisë deklaron se ky projekt i madh do të transformojë hyrjen e qytetit të Shkodrës dhe do ta kthejë atë në një nga zonat urbane më të bukura në vend.

 

MIRËMËNGJES dhe me këto momente pune në kantierin pranë Urës së Bunës ku po ndërtohet moli i tretë, pas atij në Zogaj dhe Shirokë, si pjesë e projektit të madh për transformimin e hyrjes së Shkodrës, që do ta kthejë këtë pjesë të qytetit në një nga zonat urbane më të bukura në vend, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama krahas pamjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *