Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga godina e re e Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Transportit Rrugor. Ai e cilëson këtë projekt si një tjetër hap përpara drejt ofrimit të shërbimeve publike moderne për qytetarët.
Sipas pamjeve të shpërndara, godina e re do të ketë një arkitekturë tërësisht të ndryshuar dhe do të ndërtohet sipas standardeve bashkëkohore dhe moderne.
“🏗️🧱Po merr formë godina e re e DPSHTRR, një hap tjetër drejt shërbimeve publike më moderne e pranë qytetarëve🤝🇦🇱”, shkruan Rama.





