E diel, 1 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:30 Në vijim ora 03:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama publikon fotot e veçanta: Parku i Madh i Liqenit, oaz i qetë i Tiranës

Parku i Liqenit Artificial të Tiranës vitet e fundit është kthyer në  destinacionet më të preferuara për qytetarët e Tiranës.

Investimet e bashkisë së Tiranës e kanë transformuar këtë park jo vetëm me korsitë e biçikletave, molin e varkave, por edhe duke krijuar kënde sportive dhe argëtuese, të cilat frekuentohen nga qytetarë të moshave të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Parku i Madh, të cilin e cilësoi një oaz të qetë të Tiranës.

Reklamë

Investimet në rrugë, ndërtimi i parqeve për fëmijë, shtimi i pemëve, sistemimi i koshave të mbeturinave, këndet sportive, lulishte dhe ndriçimi e bëjnë parkun, destinacion të preferuar për kryeqytet.

Shëtitorja e re me pista pedalimi e vrapimi me rrjet të ri ndriçimi, rrugicat ndërlidhëse, palestër në natyrë, si dhe fusha multisportive janë kthyer në atraksione për qindra kryeqytetas.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë