Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Samiti i Brukselit, ku marrin pjesë liderët europiane.

 

Bashëngjitur fotos, Rama ka dhënë edhe një mesazh teksa shkruan se shqiptarët nuk janë aq të mirë sa të dorëzohen bukur. Ai thekson se do të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së.

“Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një dorëzim i këndshëm… Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, shkruan Rama në Tëitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *