Subscribe

Mes duartrokitjeve të mijëra delegatëve socialistë, lideri i mazhorancës Edi Rama i parashtroi kongresit bilancin e punës që nga viti 2013. Mesazhin e parë Rama e dha për ata që sipas tij, kërkojnë të pengojnë qeverinë. Shumë falënderime kishte Rama për miqtë e huaj të PS e sidomos për figurat e vjetra të partisë. Për herë te parë ai falënderoi edhe liderin historik të socialistëve, Fatos Nanon. Për rreth 2 ore e gjysme, Rama ka risjellë në vëmendje gjendjen e vështirë të vendit, reformat e ndërmarra, por edhe objektivat që ka mazhoranca e majtë. Lideri socialist shigjetoi opozitën qe sipas tij, ka si qellim vetëm baltosjen, por pa asnjë vizion e as program per te qeverisur. Në skanerin 30 mujor te qeverisjes, Rama tha se u realizuan një sere reformash qe kane dhënë rezultate pozitive. Akuzave të opozitës, por edhe kritikëve te tjerë për korrupsionin dhe koncesionet, Rama u dha këtë përgjigje. Rama beson se Partia Socialiste mori votat e shqiptarëve për të transformuar Shqipërinë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *