Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Zjarr në Lazarat

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe...

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës me Iranin,...

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit në Tepelenë

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania Besnike” dhe...

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në vemendjen e...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin...

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë banesave në...

Rama: Policia është sot institucioni më i besuar, asnjë vend nuk i ka zeruar vrasjet

18 Qershor 11:19

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga foltorja e Kuvendit ndaj akuzave të deputetit parlamentar, Halit Valteri, në drejtim të qeverisë për rritjen e kriminalitetit në vend.

Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria sot ka bilanc pozitiv në luftën kundër krimit, ndërsa solli në vëmendje grabitjen e miliona eurove në Rinas në 9 prill të vitit 2019, autorët e të cilëve sot janë pas hekurave, u shpreh Rama.

“Po mendoja lidhur me një debat që bëmë bashkërisht zoti Valteri, në një nga herët e shkuara ku ju me të drejtë ishit të shqetësuar për një ngjarje, bëtë dhunë. Ju përsëri stimuluat dhunën. I dhatë shembullin më të keq të rinjve dhe të rejave që mund t’ju ndiqnin. Është e paimagjinueshme që një deputet të dalë në foltoren e Kuvendit dhe të bëjë akuza penale, të japë deri dhe detaje që lidhen me një hetim. Duke u shprehur se; njeh vrasësit, atentatorët, viktimat. Njeh kush është me kapele, pa kapele. Ndërkohë që nuk keni shkuar në prokurori që të viheni në dispozicion të hetimit, dhe të ndihmoni për zbardhjen e krimit. Ju nuk jeni as i vetmi e as i pari, por zgjatimi i një falange që ka vite e vite që e ka marrë peng debatin publik. E ka marrë peng edhe kulturën e parlamentarizmit të Kuvendit që mos të zhvillohet sipas standardeve. Të bësh politikë me krimin është e rëndë. Të flasësh në këtë farë feje është që të ushqesh mitin e kriminelit. Të dekurajosh forcat që e luftojnë krimin dhe mbi të gjitha të fajësosh dhe përbaltësh ata që meritojnë respekt dhe mbështetje.”

Kryeministri theksoi se PS është sulmuar vazhdimisht dhe në mënyrë të shrenuar, me arsyetimin se ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi një qeveri që e kanë zhvilluar në luftën kundër krimit. Mes të tjerash, ai u shpreh se Policia e Shtetit është sot institucioni më i besuar.

“Opinionet e ndryshme janë ato që na ndihmojnë më mirë dhe që ecim më drejt përpara, por faktet nuk janë opinione. Doni s’doni ju dhe të gjithë atë që flasin si ju, s’ka asnjë krahasim të mundshëm mes Shqipërisë sot dhe Shqipërisë dje. Jo dje 100 vite më parë, por dje 5-6 vite më parë. PS është sulmuar dhe është përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji politike kriminalizuese, dhe e dini pse? Sepse ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi për afër 7 vite sot qeveri që e kanë zhvilluar luftën me krimin si asnjë herë më parë. Është fakt i njohur, jo opinion që kush e lufton seriozisht krimin, akuzohet për të kundërtën. Kush përballet me krimin merr baltë dhe goditje pikërisht si bashkëpunëtor i krimit. Nuk është opinion, por fakt që Shqipëria sot ka një bilanc pozitiv në luftën me krimin”, tha Rama.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Edi Rama Krimi

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania Besnike” dhe “Shqipëria Sociale” në fokus

më shumë...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar, zbardhen diskutimet

më shumë...

Kryebashkiaku Erion Veliaj shkarkon nga burgu Anuela Ristanin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

10:40

Zjarr në Lazarat

10:25

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë...

10:07

Zbuloni 10 ushqime të pasura me magnez...

9:58

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:51

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës...

9:46

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit...

9:43

Problem teknik në sistemet e trafikut ajror,...

9:34

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët...

9:20

Mbetjet mortore në Zubin Potok, dërgohen në...

8:52

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania...

8:17

Zjarr masiv në Dragot të Tepelenës, flakët...

8:13

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

7:54

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në...

7:51

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë...

7:33

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë...

7:19

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

7:10

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i...

7:02

Rikthimi në shkollë, ja si e përjetojnë...

6:37

Walker: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin,...

Më të klikuarat

  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.