Subscribe

Në sallën gjysmëbosh, për shkak të bojkotit parlamentar të opozitës, kryeministri Edi Rama, ishte i drejtpërdrejt kur tha se protesta pranë zyrës së tij në Kryeministri, ka si qëllim bllokimin e Vettingut, proces i padiskutueshëm, që do t’i jepte jetë reformës në drejtësi.

 

Rama tha se krahasimet mes pretendimeve të opozitës aktuale me atë të cilën drejtonte ai, janë tërësisht të paqena.

 

Shefi i ekzekutivit, në fjalimin para deputetëve të tij, tha se kurrsesi nuk mund të krahasohet beteja politike mes të majtëve dhe të djathtëve, duke hequr paralele mes votimit të 3 ligjeve në vitin 2010 dhe procesit të vettingut.

 

Edi Rama, në një pjesë të madhe të fjalës së tij në parlament, në mungesë të kryetarit Ilir Meta, foli për ekonominë dhe rimëkëmbjen e saj. Por edhe në këtë moment, të pasurit një drejtësi të paanshme, ndikon direkt në investimet e huaja.

 

Rama është i qartë në qëndrimin se ekonomia shqiptare është rritur, çka faktohet nga institucionet më të rëndësishme dhe serioze ndërkombëtare. E kush flet të kundërtën, tha Rama, kërkon të tërheqë njerëzit prej hunde.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *