Subscribe

Kryeministri Edi Rama rishprehet i gatshëm të ulet në tavolinën e dialogut me opozitën.

 

Pas përfundimit të seancës plenare, ku opozita mungon që nga mesi i muajit shkurt, kreu i mazhorancës u shpreh i hapur për diskutuar me opozitën, edhe në tryezën e negociatave të propozuar nga Presidenti i Republikës.

 

Për vazhdimin e aleancës me LSI-së Rama u tregua i qetë. Por nënvizoi se mandatin e ardhshëm do e përcaktojnë qytetarët më 18 Qershor.

 

Kryeministri theksoi rëndësinë e zgjedhjeve. Ai u shpreh se nuk ndihet i shqetësuar se cila do të jenë opozita e ardhshme, edhe nëse pjesë e saj nuk do të jetë PD.

 

Deklaratat e kryeministrit vijnë në një kohë kur faktori ndërkombëtar ka forcuar thirrjet për uljen në tryezën e dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës, me qëllim kapërcimin e krizës politike në Shqipëri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *