Kryeministri Edi Rama tha gjatë turit të llogaridhënies në Cërrik se prioritet I këtij mandati qeverisës është punësimi.

 

Rama pohoi se sektore të tillë si infrastruktura, energjia dhe ndërtimi I shkollave do të kenë përparësi pasi kanë nevoje për investime.

 

Kryeministri pohoi se kete vit do te rikonstruktohen edhe 80 qendra shendetesore nga 300 qe jane identifikuar si problematike.

 

Ai tha se këtë vit ka 30% më shumë aplikues në skemen e ndihmes për fermeret, cka do të thotë se efektet e para të ndihmës konkrete ndaj tyre po ndjehen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *