Rama prezanton “Transparent Albania”, platforma synon rritjen e llogaridhënies së qeverisë
Shpenzimet e qeverisë shqiptare do të mund të ndiqen në kohë reale nga çdo qytetar në platformën “Transparent Albania”, të prezantuar këtë të premte nga kryeministri Edi Rama.
“Është nga ana tjetër një mundësi e re për të krijuar një bazë shumë më të gjerë informacioni në kohë reale edhe për të gjithë punonjësit e informacionit, dmth për të gjitha mediat. Është një platformë që ka edhe një lerë të veçantë, kur fluksi i të pavërtetave, fluksi i gjysmë të vërtetave, i dezinformimit dhe shpejtësia e shpërndarjes së informacioneve të paverfiikuara vetëm rriten. Të dimë në kohë realer sesa të ardhura shpenzohen dhe për çfarë shpenzohen. Është një platformë që do të rrisë shkallën e përgjegjësisë për institucionet sepse përballja dhe ekspozimi do të jetë shumë i lartë”, tha Rama.
Përmes kësaj platforme synohet promovimi i llogaridhënies dhe ofrimi i informacioneve për punën e qeverisë.
“Integriteti nuk ka të bëjë vetëm me administratën publike, por duhet të lulëzojë edhe në sektorin privat. Vlerat, parimet, integriteti dhe përgjegjësitë, po bëhen praktika të përhershme në komunitetin e biznesit, por janë edhe kërkesë e qytetarëve sepse korrupsioni dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore jo vetëm që i çon këto burime për përdorim në pak vetë, por edhe minon besimin tek institucionet, dëmton reputacionin, por edhe sjell mungesë efikasiteti në sistem. Ndërkohë që integriteti ofron një kulturë llogaridhënieje, transparence”, tha ambasadori i BE-sw, Silvio Gonzato.
Sfidë e kësaj platforme, sipas kryeministrit Edi Rama, është përditësimi i informacionit në kohë reale, ndërsa risi është interaktiviteti i qytetarëve në të./vizionplus.tv




