E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama prezanton sot paketën e zgjeruar ekonomike

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se këtë të hënë, në orën 19:00 do të prezantojë paketën e zgjeruar ekonomike.

“Sot në 19:00 paketa e zgjeruar. Një familje. Një familje.”

Kreu i qeverisë lajmëroi ditë më parë se në listën e kategorive që do të përfshihen për të përfituar ndihmë financiare direkte ose indirekte janë profesionet e lira, gomisteritë, lavazhet, serviset, pastrim kimik, rrobaqepësi, berberët, hidraulikët, taksistët, punonjësit e transportit publik, punonjësit e agjencive turistike, punonjësit e kancelarive etj.

Po ashtu, në këtë paketë do të adresohet me një bonus lufte edhe individët qiradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qirasë apo individet që u është bere e pamundur puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lek në vit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë