E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama prezanton skuadrën e 25 prillit në Tiranë: Pandemia spostoi projektet tona

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar pasditen e kësaj të marte kanadidatët e Tiranës që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Për kreun e qeverisë, tërmeti theu në mes mandatin e dytë dhe se pandemia zhvendosi projektet e Partisë Socialiste. Rama shtoi se PS ka vënë përpara zgjedhësve të qarkut Tiranë një skuadër që sipas tij është në lartësinë e pritshmërisë së publikut.

Reklamë

“Shpreh mirënjohje për 2 zonjat e nderuara që janë në dy krahët e mi që u bënë pjesë e kësaj skuadre si një detyroim qytetar dhe si një angazhim qytetar dhe si një akt i cili flet shumë për faktin se sa më shumë partitë të kenë ambicie dhe vullnet për tu bërë pasqyra aq më shumë janë mundësitë që kjo të ndodhë. Zgjedhja e luljetës dhe najadës nuk janë zgjedhje të rastësishme në një kohë kur jemi dtyrua të përballemi me 2 sfida të jashtëzakonshme që e kanë thyer në mes mandatin tonë”, tha Rama.

Rama komentoi edhe kandidaturat e Luljeta Bozos dhe Najada Çomos, të cilat i konsideroi jo të rastësishme.

“Është e qartë që qoftë zgjedhja e Luljetës apo e Najadës nuk janë të rastësishme në një kohë që ne jemi të detyruar të kalojmë dy ngjarje të rëndësishme. Siç ishte sfida e rindërtimit që na sprovoi deri në fund si shoqëri. Dhe pse kemi bërë shumë në të gjitha drejtime, sidomos në atë të shëndetësisë. Ajo që mbetet për tu bërë në mënyrë që shëndetësia jonë të shkojë në një nivel tjetër, nuk është pak. Pyetja vjen natyrshëm: Çfarë do të kishim bërë, si do ta kishim oërballuar si shoqëri, goditjen nga virusi, nëse nuk do të kishim bërë të gjithë atë punë që kemi bërë, se çfarë përkujdesje apo mundësie do të kishte sistemi ynë të përballej, duke u qëndruar përballë njerëzve, në sallat e reanimacioneve, nëse virusi do të kishte zbritur në këtë vend, disa vite më parë, në vendin tonë, ku spitalet ishin në një gjendje të mjerueshme. Prania e Luljetës dhe e Najadës është nga njëra anë adresimi i nevojës së adresimit të kategorive të profesionistëve, që kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në këto muaj, nëse nisemi që nga tërmeti.”

Më shumë video

Reklamë