Subscribe

Zgjodhi vizitën në Durrës, për t’i kthyer përgjigje akuzave të opozitës, për korrupsion në shëndetësi. Kryeministri Edi Rama, duke u ndalur në ofrimin e shërbimit të hemodializës, tha se tashmë qytetarët mund ta gjejnë në të gjitha spitalet rajonale, ndërsa më parë vetëm dy spitale e ofronin atë. Reformën në sistemin shëndetësor, një ndër premtimet kryesore elektorale, kreu i qeverisë e vlerësoi komplekse. Ai premtoi se do të arrihet që hap pas hapi njerëzit ta ndjejnë ndryshimin. Shefi i ekzekutivit i bëri këto deklarata gjatë inspektimit të projektit “Receta Elektronike”, e cila e lejon mjekun të rekomandoje ilaçet online. Ky është një projekt pilot, i cili ka nisur në 18 Qendra Shëndetësore në Durrës dhe prek 80 farmaci, ndërsa shume shpjet pritet te aplikohet ne te gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *