E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 5 minuta më parë
Video · Politikë

Rama prezanton programin: Në 2018-ën hapim negociatat me BE-në

Prezantimin e programit qeverisës, kryeministri Edi Rama e nisi me shtrirjen e dorës së bashkëpunimit me opozitën për çështjet madhore të vendit. Opozitarët tha se nuk i konsideron armiq, por konkurrentë.

 

Por, shefi i ekzekutivit, tha se opozitës i duhen njohur disa merita, në nxitjen për luftën kundër kanabisit dhe miratimin e ligjit për dekriminalizimin.

 

Reklamë

E papranueshme sipas Rames është që imazhi i vendit të nxihet, vetëm e vetëm për të përfituar politikisht.

 

Kryeministri shfrytëzoi fjalën në Kuvend për të tërhequr fort vëmendjen mbi rrezikun qe i kanoset harmonisë fetare në vend.

 

Bashkëpunimi me Kosovën do të jetë prioritet i qeverisë shqiptare. Por, një mesazh kryeministri i dha fqinjëve grekë.

 

Nisja e prezantimit të programit politik nisi me një klimë të tensionuar mes mazhoranës dhe opozitës. Pasi Ruçi i dha fjalën kryeministrit, krerët e grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së thanë se seanca po fillonte me shkelje të Rregullores, pasi nuk ishte përcaktuar mënyra e debatit politik për programin. Një pretendim ky qe Ruci e zgjidhi ne pak minuta.

 

Programi i ri i qeverise ka ne fokus ekonominë, drejtësinë, shërbimet publike dhe infrastrukturën.

 

 

Nje dite me pare Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar kabinetin e ri qeveritar.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë