Subscribe

Kryeministri Edi Rama priti këtë të enjte ministrin gjerman të Shtetit për Europë, Michael Roth.

 

Në një koferencë të përbashkët për mediat, kreu i qeverisë u shpreh se mbajtja e Konfrencës së Parë Ndërqeveritare varet nga çështjet e brendshme të BE.

 

Sipas tij, Shqipëria i ka plotësuar të gjithë kushtet.

 

“E dimë të gjithë që kjo vizitë përkon me një kohë jo të parëndësishme në prag të një tjetër takimi të Këshillit Europian për një vendimmarrje të rëndësishme në lidhje me Shqipërinë. Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare është thjesht dhe vetëm çështje e brendshme e BE-së. Përtej faktit që duket se ka një prirje më shumë se asnjëherë tjetër, KE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanike, që lidhet me ngërçin e krijuar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë duke miratuar kornizën negociuese dhe duke thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare.”

 

Më tej, Rama tha se Shqipëria është vendi më i përshtatshëm për të ardhur me pushime, pasi tashmë në rrugë nuk mbahen as maskat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *