Subscribe

 

Për kryeministrin Edi Rama, Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, të kërkuara nga Komisioni Europian dhe pret pas pak ditësh një rekomandim të qartë për çeljen e negociatave për anëtarësim.

 

Por kreu i qeverisë pohoi se vendimi final i takon vendeve anëtare të BE-së.

 

“Të marrim së pari rekomandimin e më pas do të intensifikojmë punën tonë me vendet anëtare, pasi vendimi është me konsensus. Është një vendimmarrje politike. Nëse kemi raport të qartë dhe solid, kemi dëftesën që kemi bërë detyrat e shtëpisë. Pastaj ma mësues të kategorive të ndryshme në BE dhe varet se si e shohin dëftesën. Të gjithë të fokusohen tek rekomandimi.”

 

Duke këmbëngulur tek nevoja për afrimin e vendit me BE-së, Rama ka ironizuar akuzat e ditëve të fundit të opozitës.

 

“Kur flas anglisht dhe jam me miqtë që kuptojnë anglisht, nuk flas për opozitën.”

 

Procesi i zgjerimit, për Presidentin e Parisë Europiane Socialiste, Sergei Stanishev duhet të kalojë përtej ndasive të partive politike.

 

 “Kur flitet për procesin e integrimit mund të them se marrëdhëniet mes qeverisë dhe opozitës janë shumë emocionale. Kështu kanë qenë edhe në vendin tim. Ka një gjë shumë të rëndësishme në procesin e zgjerimit. Kur bëhet fjalë për përparësitë europiane të vendit, gjithmonë duhet të gjejmë një rrugë që të mos lëmë gjërat e vogla të pengojnë prioritetet e mëdha të vendit.”

 

Më 17 Prill Komisioni Europian të publikojë raportin e progresit për vendet e rajonit, ku pritet të deklarohet nëse do rekomandohet ose jo çelja e negociatave për anëtarësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *