E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama prenzanton portalin “shqiperiaqeduam.al”

Duke filluar nga e hëna e ardhshme, të gjithë qytetarët që paraqesin një shqetësim konkret për nëpunësit shtetërore, do të marrin përgjigje nga ministrat përmes Platformës së Bashkëqeverisjes.

 

Kryeministri Edi Rama tha se përgjegjësia për do të jetë ekskluzive e drejtuesit të dikasterit për zgjidhjen e problemit.

 

Reklamë

Gjatë takimit në selinë e qeverisë, shefi i ekzekutivit u shpreh i bindur se besimi tek qytetaret do të kthehet përmes historive të suksesit.

 

Rama tha se Platforma e Bashkëqeverisjes do të shkëpusë lidhjet e shkurtra, mes qytetarëve dhe politikanëve me influencë.

 

Që nga 31 korriku, rreth 800 persona kanë nisur aplikimet për te qenë pjesë e zyrës, ndërkohë që një komision i posaçëm ka vlerësuar dosjet dhe ku në përfundim janë përzgjedhur 45 punonjësit e Platformës së Bashkëqeverisjes.

 

Ja fjala e plotë e kryeministrit, Edi Rama:

 

Më shumë video

Reklamë