E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama premton: Në mandatin e tretë, ujë të pijshëm 24 orë

Është ndoshta në kufijtë e absurdes që edhe në vitin 2021 në Shqipëri sërish diskutohet për furnizimin me ujë 24 orë.

Ky premtim, raporton Vizion Plus, ka tre dekada që bëhet dhe sot ishte radha e kryeministrit Rama ta premtonte atë për mandatin e tretë.

 

Rama e nënvizoi këtë fakt gjatë prezantimit të programit për ujin dhe energjinë.

Reklamë

 

Do të garantojë më në fund 100% ujë të pijshëm, 24 orë, në zonat urbane të 61 bashkive të vendit dhe uji pijshëm nuk do të jetë më një temë fushatash elektorale dhe përballjesh politike në fushatë.

Por Rama u kujdes të theksonte se ky proces do të ishte me faza duke artikuluar vetëm fjalën “mandat i tretë” dhe pa dhënë afate konkrete

 

Mandati i tretë qeverisës do të garantojë në disa faza furnizimin me ujë 24 orë në Tiranë. Kur them Tiranë, 24 orë ujë brenda mandatit të tretë, përfshi Kamzën dhe Vorën. Por e njëjta gjë do të ndodhë me Vlorën, me Shkodrën, me Durrësin, ku s’ka pasur ujë 24 orë kurrë.

 

Kryeministri nga ana tjetër nuk la pa përmendur dhe të gjithë investimet që janë bërë në këto vite ku në dy vitet e fundit janë hapur në rang vendi mbi 200 kantiere për veprat e ujësjellës- kanalizimeve, që pritet të sjellin 24 orë ujë.  

Më shumë video

Reklamë