E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rama poston grafikun e përhapjes së COVID-19: Sot nuk kemi një mal me të vdekur falë masave

Kryeministri Edi Rama ka postuar grafikun e ecurisë së rasteve me COVID-19 në Shqipëri dhe vendet e tjera të botës.

 

Reklamë

Krahas grafikut, kreu i qeverisë thekson se këto ditë më shumë se kurrë është e rëndësishme mbrojtja e jetës së çdo shqiptari, në mënyrë për të kapërcyer me sukses pandeminë. Ai shtoi se falë sakrificës dhe masave të distancimit social, Shqipëria ia ka dalë që të mbajë në kontroll kurbën e infeksioneve.

 

Reklamë

“Të gjitha kanë rëndësinë e tyre, po mbi të gjitha sot është mbrojtja e jetës së çdo shqiptari dhe ecja çdo ditë të bashkuar, popull dhe shtet, drejt fitores së kësaj lufte që nuk e zgjodhëm, por kemi detyrën ta fitojmë! *nëse sot jemi në këtë pikë, e jo mbi ndonjë mal me të vdekur, kjo është falë nesh e mënyrës se si e kemi bërë luftën deri këtu, shtet e popull bashkë si një trup i vetëm dhe vetëm prej nesh varet tanimë ta çojmë deri në fund kështu këtë luftë.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë