Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka kërkuar nga deputetët e mazhorancës që të mos bien pre e provokimeve të mundshme nga opozita, gjatë punimeve të parlamentit. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama ka këshilluar deputetët socialistë që gjatë seancave plenare të ruajnë qetësinë dhe të mos i përgjigjen asnjë deklarate të opozitës, që mund të ketë pasoja në reagimet e deputetëve të shumicës. Në mbledhjen, që zgjati për rreth 15 minuta, është kërkuar që deputetët të mos mungojnë pa arsye, në mënyrë që të mbështesin dhe votojnë nismat ligjore të depozituara nga qeveria.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *